HAPUKS Platforma e hapësirave publike – Kosovë
Një rezultat tjetër i rëndësishëm dhe që do të ndikojë në qëndrueshmëri të projekti është ndërtimi i platformës HAPUKS (hapuks.com). Kjo platformë mëton të pasqyrojë gjendjen e hapësirave publike të qyteteve të Kosovës, duke filluar në vitin 2020 me ato të qytetit të Prizrenit. Platforma posedon hartën interaktive ku mund të navigohen hapësirat publike të identifikuara por edhe informata të tjera si infografika, projekte dhe kategorinë e multimedias me literaturë shtesë.Platforma është e hapur që të përditësohet nga audienca, komuniteti apo profesionistët e interesuar.
Pas qytetit të Prizrenit kësaj platforme i janë shtuar edhe hapësirat publike të qytetit të Lipjanit. Në këtë qytet janë identifikuar 20 hapësira publike nga të cilat numri më i madh i tyre genden në qendër dhe një numër i vogël në zonat periferike.
Ky hulumtim i realizuar ka për qëllim të analizojë gjendjen ekzistuese të të gjitha hapësirave ku janë analizuar kategoritë dhe funksionet e hapësirave, elementet dhe mobileria urbane, si dhe qasja, mirëmbajtja dhe shfrytzueshmëria e tyre.
Hulumtimi jep edhe konkluza e rekomandime se si këto hapësira do të mund të ngrisnin cilësinë dhe do të ishin më të shtrytëzueshme nga banorët e këtyre hapësirave.
Në fund të hulumtimit, si aneks, gjenden edhe analizat individuale në kartela të veçanta për të gjitha hapësirat publike te hulumtuara.
Ky hulumtim është realizuar nga EC Ma Ndryshe, i cili mbështetet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, (Sida) përmes Programit të saj “Human Rightivism” që implementohet nga Community Development Fund–CDF.
Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura këtu nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të donatorëve.