Përshtypja jonë për një qytet, pos identitetit bashkëkohor urban por edhe atij historik formësohet edhe nga kualiteti i hapësirave publike në të. Hapësirat publike duhet të jenë funksionale, të ofrojnë hapësirë për kreativitet, të jenë të qasshme për të gjitha grupet e shoqërisë dhe të ofrojnë siguri. Për më tepër, hapësirat publike kanë rol të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe ekonomike të banorëve e komuniteteve që jetojnë dhe i gëzojnë këto hapësira.
Çka është HAPUKS?
HAPUKS – Platforma e hapësirave publike në Kosovë e themeluar nga EC Ma Ndryshe mëton të pasqyrojë gjendjen e hapësirave publike të qyteteve tona, duke filluar në vitin 2020 me ato të qytetit të Prizrenit. Platforma posedon hartën interaktive ku mund të navigohen hapësirat publike të identifikuara por edhe informata të tjera si infografika, projekte dhe kategorinë e multimedias me literaturë shtesë.
Platforma HAPUKS për Komunën e Prizrenit është realizuar në kuadër të projektit “rePUBLIC SPACES” i cili është përkrahur financiarisht nga UN-HABITAT. Përmbajtja e platformës nuk pasqyron doemos politikën zyrtare të UN-HABITAT.
Çka përmban kjo platformë?
Platforma HAPUKS ofron informata rreth kategorisë dhe funksioneve ekzistuese të hapësirave publike, elementeve dhe mobilarisë urbane që posedojnë, qasjen për persona me aftësi të kufizuara dhe elementet që i mungojnë këtyre hapësirave. Shfrytzueshmëria e hapësirave është përcaktuar në fund pas marrjes parasysh të të gjitha faktorëve të sipërpërmendur dhe shfrytëzimit të hapësirës publike në baza vjetore. Tek infografikat ipen edhe rekomandimet konkrete se si të adresohen çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së hapësirave publike.
Si mund të navigoj apo kontribuoj?
Klikoni këtu për të shikuar kategoritë e hulumtimit dhe se si të navigoni në hartën interaktive të platformës. Platforma HAPUKS mund të përditësohet nga audienca, komuniteti apo edhe profesionistët duke na dërguar e-mail apo edhe fotografi tek [email protected].